I dyshuari për sulmin ndaj bashkëshortit të zonjës Pelosi përballet me dy akuza federale

Amerika

I dyshuari për sulmin ndaj bashkëshortit të zonjës Pelosi përballet me dy akuza federale

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 23:58
Hetuesit duke punuar përpara shtëpisë së zonjës Pelosi në San Françisko (28 tetor 2022)

Departamenti amerikan i Drejtësisë ngriti akuza të hënën ndaj 42-vjeçarit të dyshuar për sulmin ndaj Paul Pelosit, bashkëshortit të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. Ai akuzohet për goditje dhe marrje peng në tentativë, njoftoi agjensia nëpërmjet një deklarate.

David DePape, 42 vjeç, akuzohet se hyri në rezidencën e familjes Pelosi në orët e para të së premtes dhe goditi Paul Pelosin, 82 vjeç. Për dy akuzat ndaj tij parashikohet një dënim prej 50 vitesh burgim, tha Departamenti i Drejtësisë.

Policia nuk ka bërë të ditur një motiv për sulmin e së premtes ndaj zotit Pelosi, i cili sipas bashkëshortes së tij i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për frakturë në kokë dhe për plagët në duar dhe në krahun e djathtë, dhe shtoi se doktorët parashikojnë një shërim të plotë.

Incidenti shtoi frikën për dhunë politike vetëm dy javë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të mesmandatit më 8 nëntor, nga të cilat do të vendoset se cila palë do të ketë nën kontroll Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin dhe të cilat po mbahen në një klimë të polarizuar të pahasur në Shtetet e Bashkuara prej dekadash./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat