Plas në Brazil pas humbjes së Bolsonaro-s

Amerika

Plas në Brazil pas humbjes së Bolsonaro-s

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 11:25
Brazil

Shoferë kamioni në Brazil, të cilët janë besnikë të presidentit në largim Jair Bolsonaro, kanë bllokuar rrugët nëpër të gjithë vendin pas humbjes së tij kundër rivalit Lula.

Bllokime rrugësh u raportuan thuajse në të gjitha shtetet, duke shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme në qarkullim dhe duke prekur zinxhirët e furnizimit me ushqim. Me të gjitha votat e numëruara, Lula kishte 50.9% të votave të vlefshme kundër 49.1% të Bolsonaro-s në balotazhin e së dielës.

Presidenti aktual i ekstremit të djathtë as nuk e ka pranuar humbjen dhe as nuk ka sfiduar rezultatet që ndanë vendin. Ekziston po ashtu frika se presidenti në largim mund të komplikojë periudhën dymujore të tranzicionit përpara se Lula (emri i plotë Luíz Inácio Lula da Silva), ish-president, të betohet në 1 janar 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat