Brazilianët nuk kapërdijnë dot humbjen e Bolsonaros, kamionistët bllokojnë autostradat dhe kërkojnë…

Amerika

Brazilianët nuk kapërdijnë dot humbjen e Bolsonaros, kamionistët bllokojnë autostradat dhe kërkojnë…

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Gjykata e Lartë e Brazilit ka urdhëruar policinë të heqë një sërë postblloqesh të vendosura nga mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro për të protestuar kundër humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale, ndërsa lideri i ekstremit të djathtë ka nuk është prononcuar për rezultatin.

Policia federale braziliane tha se kamionistët po bllokonin autostradat në 271 pika, si pjesë e protestave pas humbjes së Bolsonaro ndaj Luiz Inácio Lula da Silva në balotazhin e zgjedhjeve të dielën.

Disa shoferë kamionësh postuan video duke bërë thirrje për një grusht shteti ushtarak për të ndaluar Lulën, një të majtë që shërbeu si president i Brazilit nga viti 2003 deri në 2010, nga marrja e detyrës.

Sakaq, raportohet se Bolsonaro qëndroi i heshtur më shumë se 36 orë pas humbjes së tij dhe as nuk e ka pranuar garën dhe as nuk e ka thirrur presidentin e zgjedhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat