​Justin Trudeau: Emigracioni është thelbësor për rritjen e ekonomisë sonë

Amerika

​Justin Trudeau: Emigracioni është thelbësor për rritjen e ekonomisë sonë

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 22:30
Justin Trudeau

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka njoftuar se vitin e kaluar Kanadaja ka mirëprit më shumë se 405,000 emigrantë.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se emigracioni është thelbësor për rritjen e ekonomisë sonë dhe për të ndihmuar bizneset të gjejnë punëtorët që u nevojiten.

“Vitin e kaluar, Kanadaja mirëpriti më shumë se 405,000 të ardhur, më së shumti që kemi pritur ndonjëherë në një vit.

Ne po ndërtojmë mbi këtë dhe po vendosim objektiva më të larta në vitet në vijim, sepse emigracioni është thelbësor për rritjen e ekonomisë sonë dhe për të ndihmuar bizneset të gjejnë punëtorët që u nevojiten”, ka shkruar Trudeau, njofton KosovaPress.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat