Pesë policë të vrarë në këtë shtet, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Amerika

Pesë policë të vrarë në këtë shtet, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 10:08
Ekuador

Ekuadori ka shpallë gjendje të jashtëzakonshme në dy provinca të saj, pasi janë vrarë pesë oficerë policie.

Sulmet e rënda ndodhën në shenjë përgjigjeje për transferimin e të burgosurve në disa burgje të mbipopulluara dhe të dhunshme.

Ekuadori është një pikë transiti për drogën e destinuar për në Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, shkruan Reuters.

Sipas presidentit ekuadorian, Guillermo Lasso, sulmet gjatë natës dhe herët në mëngjesin e së martës, duke përfshirë nëntë shpërthime në dy qytete, ishin shpallje e luftës nga bandat.

“Ajo që ndodhi mes natës së kaluar dhe sot në Guayaquil dhe Esmeraldas tregon qartë se krimi i organizuar trans-kombëtar është i gatshëm të kapërcejë çdo kufi”, tha Lasso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat