Meksika do të përpiqet të ‘mashtrojë botën’ në COP27, thonë ekspertët

Amerika

Meksika do të përpiqet të ‘mashtrojë botën’ në COP27, thonë ekspertët

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 18:38
John Kerry

Meksika, si një nga emetuesit më të mëdhenj të gazit serrë në botë, pritet të shpallë një varg premtimesh të vjetra, të papërshtatshme për klimën në samitin e OKB-së për klimën COP27, kanë paralajmëruar ekspertët.

John Kerry, i dërguari i SHBA-së për klimën, tha javën e kaluar se presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, i njohur si AMLO, do të bënte një njoftim të madh mbi angazhimet e vendit për klimën gjatë konferencës në Egjipt, raporton “The Guardian”.

Meksika ka depozitat e nënta më të mëdha të identifikuara të litiumit, një mineral thelbësor për automjetet elektrike dhe teknologjitë e tjera të gjelbra, por nuk ka pasur asnjë investim qeveritar deri më tani në avancimin e nxjerrjes dhe aktualisht asnjë nuk është duke u mihur.

Ekspertët thonë se vendi është vite larg prodhimit të gramit të parë të litiumit.

“Ka shumë të ngjarë që qeveria meksikane do të përpiqet të mashtrojë të gjithë botën në COP27 me veprime dhe projekte false që nuk do të ndërtohen kurrë”, tha Carlos Flores, një ekspert i energjisë së rinovueshme në Meksikë.

E, në një seri fjalimesh në këtë konferencë të mbajtur në Egjipt, udhëheqësit u kërkuan vendeve të pasura që të punojnë në ndalimin e ndryshimeve të mëtejshme klimatike, pavarësisht luftës në Ukrainë dhe problemeve financiare globale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat