Kërcënim për bombë në qendrën e votimit në Luiziana

Amerika

Kërcënim për bombë në qendrën e votimit në Luiziana

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Një qendër votimi në shtetin amerikan të Luizianës u zhvendos nga një shkollë në tjetrën, pasi autoritetet e sigurisë pranuan telefonatë kërcënuese për një bombë, raporton NBC News.

Informacioni u konfirmua nga John Tobler, zëvendës sekretar për komunikime dhe marrëdhënie në Departamentin e Shtetit të Luizianës.

Tobler tha se kërcënimi ishte drejtuar në Kenner Discovery, një shkollë që ndodhet rreth 20 minuta jashtë Neë Orleans.

Qendra e re e votimit është një shkollë fillore në të njëjtin qark.

Një përfaqësues i Departamentit të Policisë Kenner, tha se Kenner Discovery mori një kërcënim për bombë edhe pesë ditë më parë.

Nxënësit e shkollës u evakuuan atë ditë dhe policia lokale dhe zjarrfikësit kontrolluan kampusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat