Zgjedhjet në SHBA, tri shtete mund të përcaktojnë fituesin

Amerika

Zgjedhjet në SHBA, tri shtete mund të përcaktojnë fituesin

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 00:31
Foto ilustrim

Në SHBA është duke vijuar votimi për zgjedhjet afatmesme. Por kush janë 3 shtetet kyçe, që mund të ndryshojnë fatin e Kongresit në favor të demokratëve, apo të republikanëve.

Pensilvania: Prokurori i Përgjithshëm i shtetit, demokrati Josh Shapiro, është në garë me Doug Mastriano, një senator shtetëror i mbështetur nga Donald Trump. Fituesi do të zgjedhë zyrtarët zgjedhorë të shtetit për vitin 2024 dhe mund të bllokojë, ose të çojë përpara, kufizimet lidhur me votimet në këtë shtet.

Gjeorgjia: Dy vjet më parë, Biden u bë demokrati i parë që fitoi Gjeorgjinë, që nga viti 1992. Gara pritet të jetë e ngushtë, pasi demokrati Raphael Warnock, garon përballë yllit të futbollit që mbështet nga Trump, Herschel Walker. Ai ka programin kundër abortit, pavarësisht pretendimeve nga dy gra se ai i ka paguar që të dyja të kryejnë abort.

Arizona: Në vitin 2020, Presidenti Joe Biden, u bë kandidati i parë demokrat për president që fitoi në Arizona, që kur Bill Clinton e fitoi këtë shtet në vitin 1996.

Gara për guvernator në Arizona është një përballje mes republikanit të mbështetur nga Trump, dhe ish-prezantuesit të lajmeve televizive, Kari Lake, kundër Sekretares së Shtetit të Arizonës, Katie Hobbs, një demokrate që u bë e famshmenë rang kombëtar, pasi iu kundërvu pretendimeve të Trump për mashtrime zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat