Biden konfirmon se ka në plan të kandidojë përsëri

Amerika

Biden konfirmon se ka në plan të kandidojë përsëri

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 23:54
Joe Biden

Joe Biden ka përsëritur planet e tij për të kandiduar për një mandat të dytë si president.

Ai thotë se ka qenë gjithmonë qëllimi i tij që të kandidojë sërish, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve afatmesme në SHBA.

Megjithatë, nuk është vendosur ende, pasi zoti Biden thotë se ai është një “respektues i madh i fatit dhe ky është në fund të fundit një vendim familjar”.

Biden thotë se shpreson se mund të “largohet” me gruan e tij Jill midis Krishtlindjeve dhe Ditës së Falënderimeve dhe do të marrë një vendim deri në “fillim të vitit të ardhshëm”.

Deklarata e tij vjen në kohën kur amerikanët janë në pritje të rezultateve për zgjedhjet afatmesme në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat