“Rusia vijon të përdorë dronë të Iranit,” SHBA njofton paketën e radhës të ndihmës për Ukrainën

Amerika

“Rusia vijon të përdorë dronë të Iranit,” SHBA njofton paketën e radhës të ndihmës për Ukrainën

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 21:22
Jake Sullivan

Shtetet e Bashkuara po njoftojnë një paketë tjetër ndihme për Ukrainën, ndërsa vendi mbrohet nga pushtuesi rus. Lajmin e bëri të ditur për gazetarët këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan.

Paketa e re do të përfshijë kontribute të mëtejshme të mbrojtjes ajrore, të tilla si raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore HAWK si dhe për sistemet e mbrojtjes ajrore Avenger.

“Sot, Shtetet e Bashkuara do të shpallin një paketë tjetër ndihme sigurie për Ukrainën, duke përfshirë kontribute të rëndësishme të mbrojtjes ajrore,” u tha Sullivan gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Kjo pajisje do të plotësojë kontributet e tjera të mbrojtjes ajrore të shpallura nga aleatët dhe partnerët tanë.”

“Kjo mbrojtje ajrore e shtuar do të jetë kritike për Ukrainën pasi Rusia vazhdon të përdorë raketa lundrimi dhe drone të prodhuar nga Irani për të sulmuar infrastrukturën kritike civile,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat