Washington u këshillua që ta shpallte veten sundimtar të ShBA-së por refuzoi

Amerika

Washington u këshillua që ta shpallte veten sundimtar të ShBA-së por refuzoi

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 07:17
Gjenerali George Washington

Gjenerali George Washington para 239 viteve ishte komandanti i Ushtrisë Kontinentale dhe më 4 dhjetor të vitit 1783, u takua me oficerët e tij të lartë në një tavernë të Nju Jork-ut për t’u lënë lamtumirën. 

Oficerët ishin të emocionuar ngaqë Gjenerali Washington nuk ishte vetëm komandanti por edhe heroi i tyre. 

Historianët thonë se disa nga oficerët e këshilluan që ta shpallte veten sundimtar të Shteteve të Bashkuara. Ata e siguruan se do të kishte edhe mbështetjen e ushtarëve. 

Washingtoni e hodhi poshtë idenë si të gabuar. Dhe shtoi se nuk dëshironte asgjë tjetër veçse të kthehej në plantacionet e tij në Mount Vernon në Virgjinia. 

Megjithatë, katër vjet më vonë ai doli përsëri në skenë jo si sundimtar fuqiplotë por si presidenti i parë i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat