Tre të vdekur, dhjetëra të zhdukur pas shpërthimit në Jersey

Amerika

Tre të vdekur, dhjetëra të zhdukur pas shpërthimit në Jersey

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 11:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi që ndodhi të shtunën në një bllok banesash në ishullin e Kanalit anglez të Jerseyt.

Robin Smith, shefi i policisë së Jerseyt, tha se ndërtesa trekatëshe është “shembur plotësisht”.

Ai e ka përshkruar situatën si një “skenë shkatërruese”.

Smith deklaroi se një numër banesash ishin evakuuar, duke shtuar se midis 20 dhe 30 persona ishin dërguar në një bashki aty pranë për strehim, raporton CNN.

Një operacion kërkimi dhe shpëtimi për të pagjeturit ka filluar, shtoi Smith.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat