Një tërmet me magnitudë 6.0 godet Meksikën jugore, banorët e tmerruar dalin në rrugë

Amerika

Një tërmet me magnitudë 6.0 godet Meksikën jugore, banorët e tmerruar dalin në rrugë

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 17:53
Tërmet në Meksikë

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.0 tronditi Meksikën jugore mëngjesin e së dielës, duke nxjerrë në rrugë banorët e kryeqytetit.

Sipas mediave të huaja,  Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit ishte 4 kilometra në veriperëndim të Corral Falso në shtetin jugor të Guerrero.

Zona shtrihet përgjatë bregut të Paqësorit të Meksikës midis vendpushimeve të plazhit të Acapulco dhe Zihuatenejo.

Nga atje nuk pati raportime të menjëhershme për dëme por presidenti Andrés Manuel López Obrador tha përmes Twitter se mbrojtja civile po shihte nëse janë shkaktuar dëme materiale.

López Obrador më vonë postoi një video në Twitter të një bisede të drejtpërdrejtë me guvernatoren e Guerrero, Evelyn Salgado, në të cilën ajo tha se nuk kishte raportime për dëme apo viktima. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat