​Tërmet i fuqishëm godet Meksikën

Amerika

​Tërmet i fuqishëm godet Meksikën

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 21:36
Ilustrim

Një tërmet me fuqi 6 ballë sipas Rihterit ka tronditur shtetin jugor të Meksikës, Guerrero, të dielën, pa raportime për viktima apo dëme.

USGS tha se epiqendra e tërmetit ishte 4 kilometra në veriperëndim të Corral Falso. Ishte në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.

Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador postoi një video të një bisede të drejtpërdrejtë me guvernatoren e Guerrero, Evelyn Salgado, në të cilën ajo tha se nuk kishte raportime për viktima apo dëme.

Të paktën dy persona humbën jetën në një tërmet me fuqi 6.8 që goditi shtetin Michoacan të Meksikës më 22 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat