​Kanada do t’i japë Ukrainës 115 milionë dollarë për të riparuar rrjetin e energjisë

Amerika

​Kanada do t’i japë Ukrainës 115 milionë dollarë për të riparuar rrjetin e energjisë

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 13:49
​Kanada

Kanada do të japë 115 milionë dollarë ndihmë financiare për të riparuar rrjetin elektrik të Kievit pas sulmeve të fundit ruse në infrastrukturën energjetike të vendit, tha sot zëvendëskryeministrja kanadeze Christia Freeland në një konferencë donatorësh në Paris.

Ajo deklaroi se këto para janë mbledhur nga taksat doganore për mallrat nga Rusia dhe Bjellorusia.

Më herët, shefja e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock, tha se Berlini do të miratojë 50 milionë euro ndihmë dhe presidenti francez Emmanuel Macron se Franca do të japë 48.5 milionë euro ndihmë, si dhe 63 gjeneratorë elektrikë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha pjesëmarrësve të konferencës së donatorëve se Ukraina ka nevojë për ndihmë urgjente energjetike me vlerë të paktën 800 milionë euro, sepse forcat ruse po synojnë infrastrukturën civile në të gjithë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat