Pakti sekret midis Trump dhe Putin: “Ti Ukrainën, unë Shtëpinë e Bardhë!”

Amerika

Pakti sekret midis Trump dhe Putin: “Ti Ukrainën, unë Shtëpinë e Bardhë!”

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 23:53
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Nju Jork – Një biznesmen i panjohur rus, një lobist amerikan, një klub ekskluziv në zemër të Manhatanit.

Sigurisht dhe Donald Trump dhe Vladimir Putin. Në një artikull të gjatë, gazeta amerikane “New York Times” bashkon pjesët e një enigme, e cila lidh për herë të parë hakerimin rus të zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2016 me futjen e tankeve të Putinit në Ukrainë.

“Il Russiagate” dhe lufta aktuale, të bashkuara në një ndërthurje ndërkombëtare, në të cilën Trump dhe Putin shfaqen si partnerë biznesi.

Data kur nisi gjithçka është 28 korriku i vitit 2016. Mbrëmjen që Hillary Clinton pranoi nominimin presidencial të Partisë Demokratike, drejtori i fushatës së Donald Trump, avokati dhe lobisti Pol Manafort, mori një e-mail të fshehtë nga Moska.

Personi në fjalë ishte një partner biznesi, Konstantin Kilimnik, një shtetas rus me lidhje me ushtrinë ruse, që drejtonte në Kiev firmën konsulente të Manafort. Kilimnik po kërkonte një takim personal me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat