Moti i keq ‘bën namin’ në këtë vend, anulohen 9000 fluturime - ja çfarë pritet të ndodhë

Amerika

Moti i keq ‘bën namin’ në këtë vend, anulohen 9000 fluturime - ja çfarë pritet të ndodhë

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 10:59
Shumë rrugë janë bllokuar pasi trashësia e borës ka shkuar mbi 60 cm

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me reshje të mëdha bore dhe temperatura të ulëta ka përfshirë disa shtete në SHBA-së dhe Kanadasë, duke shkaktuar probleme të shumta në transport dhe furnizimin me energji.

Dhjetëra banesa raportohet se janë dëmtuar si pasojë e stuhisë në Teksas, duke lënë të plagosur disa persona. Sipas FlightAware.com vetëm të hënën dhe të martën në zonat e goditura nga moti i keq në SHBA u anuluan më shumë se 9000 fluturime.

Shumë rrugë janë bllokuar pasi trashësia e borës ka shkuar mbi 60 cm. Meteorologët e cilësuan stuhinë si tepër të fuqishme në krahasim me vitet e mëparshme dhe iu kërkuan qytetarëve që tregojnë kujdes të shtuar dhe në ditët në vijim pasi më e keqja ende nuk ka ardhur.

Paralajmërimet për stuhi nga Shërbimi Kombëtar i Motit janë në fuqi në Montana, Wyoming, Dakotën e Jugut dhe Nebraska dhe Kolorado.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat