SHBA kap çiftin ‘e pafajshëm’ rus që përdorte dyqanin si front ndihme për luftën në Ukrainë

Amerika

SHBA kap çiftin ‘e pafajshëm’ rus që përdorte dyqanin si front ndihme për luftën në Ukrainë

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 17:38
Ukrainasi Alexey Brayman

FBI në New Hampshire në lindje të SHBA, tha sot se kishin arrestuar një çift që përdornin dyqanin e tyre të sendeve shtëpiake për të dërguar mes te tjerash pajisje të përdorura në mjete ushtarake drejt Rusisë.

Prokurorët thonë se çifti përdorte dyqanin e rrjetit ‘Etsy’ me artikuj ruralë dhe shtëpiake për të dërguar artikuj elektronikë të përdorur në armatime të sofistikuara.

Ukrainasi Alexey Brayman, u akuzua për trafikim përbërësish elektronikë “sensitiv” jashtë vendit, tregonin dokumentet.

Ai dhe Vadim Yermolenko, me bazë në New Jersey, dërgonin artikujt e tyre Etsy bashkë me materialet e jashtëligjshme.

“Ata dërgonin shumë pako. Tani po e kuptoj përse,” tha fqinja e tyre Amy Goodridge, për rrjetin Boston Globe.

Brayman akuzohet se punonte me pesë të tjerë për të eksportuar pajisje si gjysmë përçues, oshiloskopë në vende të ndryshme te botës, që më pas përfundonin në Rusi.

“Të akuzuarit siguronin dhe shpërndanin teknologji sensitive amerikane me të cilën ndihmonin makinerinë ruse të luftës”, tha prokurori Attorney Breon Peace.

Gruaja e Brayman nuk është akuzuar në krime, mes të cilave përfshihej dhe krijimi kompanive guaskë dhe krijimi i llogarive bankare në New York.

Ata dërgonin objektet sensitive te një bashkëpunëtor në Estoni, që më pas i dërgonte në Rusi.

Çifti në dukje hiqeshin sikur simpatizonin me Ukrainën, dhe Brayman listonte Kievin si qytet i lindjes në mediat sociale.

Nuk është e qartë se prej sa kohësh Brayman kanë trafikuar teknologjinë në fjalë nga shtëpia e tyre në New Hampshire por autoritetet kishin zbuluar lidhjet e tyre me grupe ruse prej vitit 2017.

Bashkëpunëtori i tyre nga Estonia, Vadim Konoshchenok ishte ndaluar në një magazinë ku raportohet se iu gjetën një masë municionesh amerikane

Katër rusë të tjerë janë në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat