Trump “është në telashe”, ka thënë një ‘burim i brendshëm’ pas rritjes së DeSantis në sondazhet për garën e vitit 2024

Amerika

Trump “është në telashe”, ka thënë një ‘burim i brendshëm’ pas rritjes së DeSantis në sondazhet për garën e vitit 2024

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 19:12
Ron De Santis

Mediumi prestigjioz The Guardian ka shkruar se në një mesazh të parë nga ky medium, një veteran ka vlerësuar se “Trump është në telashe”.

Reagimi i tij ka ardhur pasi në një sondazh në lidhje me kandidatët e mundshëm republikanë për president në vitin 2024, guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, ka dalë “fitues” në raport me Donald Trumpin me 23 pikë.

Sipas mediave të huaja, ky është disponimi i votuesve me prirje republikane dhe republikanët në një sondazh të kryer nga USA Today dhe Universiteti Suffolk dhe të publikuar të martën.

Por një “vlerësim” më i keq erdhi për Trump të mërkurën, me publikimin e një sondazhi të Wall Street Journal, i cili i dha DeSantis një avantazh prej 14 pikësh, 52%-38%, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.

Muajin e kaluar, guvernatori DeSantis shënoi një fitore dërrmuese të rizgjedhjes me një fjalim, ku përmendi “dy vite të tjera”.

Ndërkohë në Uashington të martën, udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell, tha se Trump i kishte kushtuar partisë në vendet kryesore, duke mbështetur kandidatët primar që rezultuan “të paaftë për të fituar votuesit në zgjedhjet afatmesme”.

USA Today tha se sondazhi i saj tregoi se mes votuesve republikanë dhe me prirje republikane, entuziazmi për një tjetër kandidim të Trump po zvogëlohet.

“Në korrik, 60% e republikanëve donin që Trump të kandidonte përsëri. Në tetor, ky numër kishte rënë në 56%. Tani ka rënë në 47%, një ndarje pothuajse e barabartë me 45% që nuk duan që ai të kandidojë për herë të tretë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat