Biden për rritje të bashkëpunimeve me shtetet e Afrikës

Amerika

Biden për rritje të bashkëpunimeve me shtetet e Afrikës

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 01:02
Joe Biden

Presidenti Joe Biden ka deklaruar se nevojë për të balancuar bashkëpunimet me kombet afrikane, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë të ndërtojnë marrëdhënie më të forta dhe të rrisin tregtinë me vendet në të gjithë kontinentin.

Gjatë një fjalimi në një forum tregtar në Samitin e Liderëve SHBA-Afrikë në Washington të mërkurën, Biden tha se bisedimet kishin të bënin me “ndërtimin e lidhjeve” si dhe një “të ardhme të përbashkët” për SHBA-në dhe Afrikën.

“Ne e kemi ditur për një kohë të gjatë se suksesi dhe prosperiteti i Afrikës janë thelbësore për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë ne,” i tha Biden turmës së liderëve politikë dhe të biznesit.

Ai theksoi se partneritetet duhet të jenë në baza të barabarta, “jo për të krijuar detyrime politike apo për të nxitur varësinë, por për të nxitur suksesin e përbashkët”, shkruan Aljazeera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat