​Biden thotë se e ka në plan të vizitojë së shpejti Afrikën Sub-Sahariane

Amerika

​Biden thotë se e ka në plan të vizitojë së shpejti Afrikën Sub-Sahariane

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 19:33
Presidenti Joe Biden

Presidenti Joe Biden ka njoftuar se së shpejti do të vizitojë Afrikën Sub-Sahariane, duke theksuar kështu seriozitetin e rritjes së vëmendjes së SHBA-së ndaj kontinentit me zhvillim të shpejtë.

Biden njoftoi detaje më specifike në lidhje me planet e tij të udhëtimit ndërsa përfundoi një samit të liderëve amerikano-afrikanë.

Presidenti amerikan tha se do të dërgojë gjithashtu shumë nga këshilltarët e tij të lartë në Afrikë, duke përfshirë sekretarin e Shtetit Antony Blinken, sekretaren e Thesarit Janet Yellen, sekretaren e Tregtisë, Gina Raimondo.

Thuhet se është vizita e parë e Biden në Afrikën Sub-Sahariane gjatë presidencës së tij, përveç një ndalese të shkurtër në nëntor në Egjipt për një samit ndërkombëtar të klimës.

Presidenti amerikan nuk ka specifikuar se cilat vende do të vizitojë, as se kur do të bëhet saktësisht udhëtimi.

Në dy vitet e para të mandatit presidencial, udhëtimet ndërkombëtare të Biden-it ishin të përqendruara në Evropë dhe Azi, duke u përpjekur të përqendronte politikën e tij të jashtme në Indo-Paqësorin, si dhe u mor me situatën në lidhje me luftën në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat