Mbingarkohen me imigrantë qytetet meksikane në kufi me SHBA-të

Amerika

Mbingarkohen me imigrantë qytetet meksikane në kufi me SHBA-të

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 17:19

Kryetari i bashkisë së Reinosas në Meksikë, një qytet pranë kufirit me Shtetet e Bashkuara, po u kërkon imigrantëve të mos shkojnë më aty, pasi qyteti siç thotë ai, është i tejmbushur me mijëra të tjerë, që ndodhen aktualisht aty. Autoritetet lokale thonë se nuk janë në gjendje të strehojnë, apo ndihmojnë emigrantë të tjerë që kërkojnë të shkojnë në Shtetet e Bashkuara. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Victor Hugo Castillo njofton. 

Autoritetet meksikane thonë se qytetet kufitare janë të mbingarkuara nga një rritje e numrit të imigrantëve që kërkojnë të kalojnë kufirin për në Shtetet e Bashkuara. Këto zhvillime vijnë pak përpara skandimit të afatit të të ashtuquajturit ‘Titulli 42’, një ligj i miratuar gjatë administratës Trump, i cili dëbon imigrantët që kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara.

"Në Reinosa është e pamundur të priten më imigrantë", thotë kryetari i bashkisë së qytetit Carlos Victor Peña Ortiz. 

Kryebashkiaku i Reinosës, një qytet në veri të Meksikës, pranë kufirit me Teksasin, po u bën thirrje imigrantëve që të mos vijnë në qytet.

"Ne kemi ndërtuar një qendër të re për imigrantët që nuk ekzistonte më parë. Kemi vënë në dispozicion burimet lokale për të ndihmuar imigrantët brenda qytetit, por duhet ta pranojmë se nuk kemi më hapësira për strehimin e tyre", thotë zoti Peña Ortiz. 

Pasi kaloi shtatë vende, brenda dy muajsh, ky imigrant venezuelian më në fund mbërriti pranë kufirit.

"Në Meksikë, na kanë krijuar shumë pengesa, veçanërisht neve që vijmë nga Venezuela. Nuk e kuptoj pse?!", thotë José Hidalgo. 

Qendrat e strehimit dhe ato të ndihmës janë të tejmbushura, duke e bërë të vështirë për mijëra imigrantë që jetojnë në rrugë në Reinosa, të gjejnë rroba, ushqime apo një vend për fjetur. Të tjerë qëndrojnë të kampe të improvizuara. 

“Ndaj i kërkoj të gjithë atyre që në këtë moment ndodhen në kufirin jugor dhe po mendojnë të vijnë në Reinosa, që të mos e bëjnë këtë gjë. Ne nuk u presim dhe jo sepse nuk duam, apo sepse nuk e kemi bërë më parë këtë gjë. Por me një numër kaq shumë të madh imigrantësh që kemi aktualisht, kjo është pamundur", thotë kryetar i bashkisë Carlos Victor Peña Ortiz.

Mes imigrantëve u shfaqën shenja shprese ndërsa mësuan se shumë shpejt do t’i jepet fund ‘Titullit 42’. 

"Faleminderit Zotit!"

Hose Hidalgo, imigrant nga Venezuela thotë se pavarësisht mesazhit të kryetarit të bashkisë për komunitetin e imigrantëve, ai është mirënjohës. 

"Të shkojnë diku tjetër, këtu nuk mund t'i pranojmë", thotë Carlos Victor Peña Ortiz, kryetar i Bashkisë Reinosa. 

Por për shumë imigrantë, që ajo çka u ka mbetur është vetëm shpresa, qëndrimi këtu, shihet si vetëm një hap drejt synimit pët të hyrë në Shtetet e Bashkuara./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat