Ishte me magnitudë 6.4, pamje që tregojnë dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Kaliforni

Amerika

Ishte me magnitudë 6.4, pamje që tregojnë dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Kaliforni

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 16:07
Tërmet në Kaliforni

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale nga banorët thuhet se tregojnë dëmet e shkaktuara nga një tërmet në Kaliforni.

Bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 6.4 që goditi pjesë të Kalifornisë Veriore të martën.

Në një video të parë shihet se si tërmeti rrëzoi mobiljet në një shtëpi në Ferndale, në Kaliforninë veriperëndimore.

“Ishte një gjë e madhe… Shtëpia është një rrëmujë”, ka shkruar një përdoruese në Twitter.

et kalifornia Ndërkohë një video e dytë e shpërndarë tregon një raft kuzhine që ishte përplasur në dysheme gjatë tërmetit.

“A e keni ndjerë tërmetin me magnitudë 6.4 në orën 2:34 të mëngjesit? Sistemi #ShakeAlert u aktivizua”, shkroi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së në Twitter.

Ai tha se tërmeti ishte mjaft i fuqishëm për të shkaktuar dërgimin e alarmeve në celularët e banorëve.

Për fat të mirë nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat