Sekuestrohen 3.2 ton kanabis në Kosta Rika

Amerika

Sekuestrohen 3.2 ton kanabis në Kosta Rika

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 10:49
Kosta Rika

3.2 ton ton kanabis janë sekuestruar nga autoritetet e Kosta Rikës.

Mediet vendase bëjnë me dije se droga është gjetur në disa skafe në Oqeanin Paqësor.

Sekuestrimi i sasisë së madhe të drogës (3250 kg) ka ardhur si rezultat i dy operacioneve gjatë të cilave në të parin janë arrestuar katër persona nga Nikaragua dhe në të dytin tre persona nga Kolumbia.

Në vitin 2021, autoritetet e Kosta Rikës njoftuan se kishin arritur të kapnin 71 ton drogë kryesisht kokainë dhe kanabis. Në të njëjtin vit, konfiskimet e drogës në Amerikën Qendrore arritën në 248 tonë, sipas llogaritjeve të AFP bazuar në njoftimet e autoriteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat