Mbi 50 të lënduar nga përplasja e autobusit në Kanada

Amerika

Mbi 50 të lënduar nga përplasja e autobusit në Kanada

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Më shumë se 50 persona janë lënduar në një aksident autobusi në provincën British Columbia të Kanadasë pranë qytetit Meritt.

Raportohet 53 persona të lënduar janë dërguar me urgjencë në spital, por gjendja e tyre nuk është bërë e ditur akoma nga autoritetet shëndetësore kanadeze.

Policia Mbretërore Kanadeze e Kolumbisë Britanike (BCRCMP), ka thënë se ishte një autobus pasagjerësh, dhe autostrada është mbyllur për trafik.

Detaje të reja do të sigurohen pasi informacioni të bëhet i disponueshëm, ka shtuar BCRCMP në një deklaratë, raporton BBC.

Ndërsa, nuk dihet se çfarë e shkaktoi përplasjen, e cila ndodhi rreth 160 milje nga kryeqyteti i provincës, Victoria.

Kryeministri i Kolumbisë Britanike, David Eby, ka thënë se ishte “i tronditur dhe i pikëlluar” kur dëgjoi për incidentin.

Një deklaratë të mëhershme e së shtunës paralajmëroi për kushtet “sfiduese” të udhëtimit në Okanagan Connector për shkak të dëborës së madhe, peletave të akullit dhe shiut të ngrirë.

Të gjitha shërbimet hekurudhore midis dy qyteteve më të mëdha të Kanadasë, Torontos dhe Montrealit, janë anuluar për ditën e Krishtlindjes pasi një tren doli nga shinat në kushte të këqija moti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat