Komplotoi rrëmbimin e guvernatores së Miçiganit, dënohet me 16 vjet burg

Amerika

Komplotoi rrëmbimin e guvernatores së Miçiganit, dënohet me 16 vjet burg

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 22:51
Adam Fox

Adam Fox u dënua me 16 vjet burg për komplot me qëllim rrëmbimin e guvernatores së Miçiganit Gretchen Whitmer dhe shkatërrimin e një ure pranë shtëpisë së saj, për të parandaluar ndërhyrjen e forcave të rendit.

Drejtuesi i grupit të akuzuar për komplot, ka marrë dënimin më të ashpër deri më tani, megjithëse prokurorët kërkuan burgosjen e tij përjetë.

Tridhjetë e nëntë vjeçari Fox doli para gjykatës federale 4 muaj pasi ai dhe Barry Croft Jr u shpallën fajtor për akuzat për komplot, në një tjetër gjyq në Grand Rapids, në Miçigan.

Ata u akuzuan për organizimin e një komploti që përfshinte veprime të paimagjinueshme, për të mobilizuar ekstremistët anti-qeveritarë pak përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Arrestimi i tyre, si edhe kapja e 12 të tjerëve, shënoi fundin e një viti të trazuar për Shtetet e Bashkuara, mes tensionesh raciale dhe politike.

Qeveria tha se Barry Croft Jr kishtë aftësi për prodhimin e bombave artizanale ndërsa zoti Fox “udhëhiqte thirrjet drejtuar rektrutëve për të rrëmbyer armët, për të vrarë guvernatoren dhe për të vrarë këdo që tentonte t’u bëhej pengesë”.

Gjykatësi Judge Robert J Jonker tha se dënimi i 39 vjeçarit duhet të shërbente për të parandaluar akte të ngjashme dhe se kërkesa e qeverisë për burgim të përjetshëm nuk i shërbente një qëllimi të tillë.

“Është shumë. Në këto raste vlen më shumë një vendim që nuk heq përjetë lirinë”, tha Jonker, duke shtuar më tutje se edhe burgosja për 16 vjet sipas tij “ishte shumë”.

Veç dënimit prej 16 vitesh, ndaj zotit Fox u caktua edhe masa për liri me kusht edhe për 5 vjet të tjera pasi të ketë dalë nga burgu.

Adam Fox pothuajse nuk reagoi kur u lexua dënimi.

Ai tundte kokën dhe qeshte me mospërfillje ndërsa fliste ndihmës prokurori amerikan Nils Kessler. Ky i fundit tha se reagimi përçmues i 39 vjeçarit dëshmonte se ai nuk ishte penduar.

Adam Fox dhe Barry Croft Jr u arrestuan në tetor të 2020 pas një hetimi të FBI-së mbi dyshimet se po planifikonin të rrëmbimin guvernatoren Whitmer në shtëpinë e saj të pushimeve në veri të Miçiganit./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat