​77 vjet nga miratimi i betimit zyrtar amerikan

Amerika

​77 vjet nga miratimi i betimit zyrtar amerikan

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 08:15
Ilustrim

Kongresi amerikan më 28 dhjetor 1945, miratoi betimin zyrtar përpara flamurit të Shteteve të Bashkuara.

Betimi, autori i të cilit nuk dihet me saktësi, u botua fillimisht në revistën ”Youth’s Companion”, me rastin e ditës së Kolombit, më 12 tetor 1892.

Sot shumë mbledhje të karakterit civil hapen me recitimin e betimit.

Gjithashtu, shumë shkolla në Shtetet e Bashkuara e fillojnë mësimin duke lexuar betimin.

Nxënësit ngrihen në këmbë dhe venë dorën e djathtë mbi zemër: “Betohem përpara flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Republikës që ai përfaqëson - një vend nën Zotin, i pandarë, me liri dhe drejtësi për të gjithë,” thuhet në tekstin e betimit. Fjalët “nën Zotin” u shtuan në qershor 1954, me këmbënguljen e presidentit Dwight Eisenhower.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat