Ky është veterani amerikan që akuzohet se ka trajnuar ilegalisht pilotët kinezë

Amerika

Ky është veterani amerikan që akuzohet se ka trajnuar ilegalisht pilotët kinezë

Më: 3 janar 2023 Në ora: 10:51
Daniel Duggan

SHBA-ja ka akuzuar ish-pilotin e marinës amerikane, Daniel Duggan, se u ka dhënë në mënyrë të paligjshme pilotëve kinezë “stërvitje ushtarake” dhe ka marrë më shumë se 100 mijë dollarë për t’i mësuar ata se si të ulen në aeroplanmbajtëse, raporton Guardian.

Aktakuza, e ngritur në Distriktin e Kolumbisë në SHBA, thotë se australiani i natyralizuar ka marrë 12 pagesa prej 9,900 dollarë ose 9,500 dollarë dhe në faturat thuhej se baza ishte “trajnimi me qëllim të zhvillimit personal”.

Pagesat thuhet se janë bërë nga një kompani e paidentifikuar me bazë në Kinë, e cila, sipas qeverisë amerikane, “prokuron pajisje ushtarake dhe të dhëna teknike për qeverinë dhe ushtrinë e Republikës Popullore të Kinës”.

Sipas aktakuzës, piloti veteran luftarak “ka kryer trajnime ushtarake për pilotët e PRC” përmes një shkolle fluturimi të Afrikës së Jugut në tre raste në 2010 dhe 2012 ndërsa ishte ende shtetas i SHBA-së.

Duggan akuzohet gjithashtu se ka trajnuar pilotët kinezë se si të ulen në aeroplanmbajtëse, ka vlerësuar pilotët e trajnuar ushtarakë kinezë dhe ka ofruar shërbime aviacioni në Kinë, të gjitha pa miratimin e nevojshëm nga Departamenti i Shtetit i SHBA.

Ish-piloti amerikan, tani shtetas australian, u arrestua në shtëpinë e tij në Uellsin e Ri Jugor në tetor dhe u akuzua, ndër të tjera, për trajnimin e pilotëve kinezë për të shkelur embargon e armëve amerikane, sipas gazetës britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat