SHBA/ Viti i Ri - Parada e Trëndafilave 2023

Amerika

SHBA/ Viti i Ri - Parada e Trëndafilave 2023

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 3 janar 2023 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

PASADENA CA: Që nga viti 1890, spektakli i Trëndafilave ka paraqitur festën e Vitit të Ri të Amerikës, mbas natës së fishekzjarrve, ardhjen e vitit të ri, me trandafila, duke ju sjellë amerkanëve një shfaqje spektakolare që ndiqet nga ekranet e televiziorit në mbarë botën. 

Paradën e Trëndafilave që mbahet ditën e parë të vitit(por ngaqë këtë vit, qëlloi data 1 të ishte e djelë, Qyteti Pasadena në Kaliforni Paradën e Trëndafilave, një traditë e përvitshme amerikane që filloi 134 vjet më parë, e festoi me atë spektaklin tradicional të paradës së trandafilave, të hënën 2 Janar 2023 .

Grand Marshall Giffords udhëhoqi një procesion prej 39 platformash(karrocieret), 21 banda marshimi dhe 16 njësi(prijsë karvanesh) kuajsh.

Motoja e saj këtë vit tha Bashkia e Pasadenës ka qënë “Turning the Corner” - "Kthesë në qoshe", thanë organizatorët e saj këtë vit, duke premtuar më shumë performancë edhe më shumë se zakonisht nga që ka pjesmarrje të grupeve të ndryshme të madhe pas janë lehtësuar edhe masat anti Covid. 

Këtë vit, Presidentja e Turneut të Trëndafilave të Pasadenës 2023, Amy Wainscott, shpalli festën e vitit të ri me moton “Turning the Corner” - "Kthesë në qoshe" si temën e Turneut të Trëndafilave të Pasadenës; duke festuar potencialin e pakufizuar që sjell çdo vit i ri.

“Tema e vitit 2023 feston kthesën, e vitit. Pavarësisht nëse ai kënd është aktual apo figurativ, si potenciali i pakufizuar që sjell çdo vit i ri, ne të gjithë gëzojmë mundësinë e një fillimi të ri,” tha Wainscott. “Të kthesh një qoshe do të thotë të ngrihesh lart – vetëm, ose me familjen, miqtë dhe komunitetin. Këtë vit, ndërsa kthejmë qoshen së bashku, ne ndajmë shpresën, bukurinë dhe gëzimin e asaj që do të sjellë 2023-ta.”

Ish-kongresmenja e Arizonës, Gabby Giffords, ishte Marshallja e Madhe e vitit 2023. 

Rikuperimi i jashtëzakonshëm i shëndetit të ish kongresites Giffords, prej nga koha që u plagos më 8 janar 2011. Ajo u qëllua në kokë jashtë një dyqani ushqimor Safeway në Casas Adobes, Arizona, një zonë periferike në veriperëndim të Tucson, dhe kështu Parada e Trandafilave 2023, duke marrë shkas ndryshimin nga lëndimet traumatike, mishëron temën "Turning the Corner".

"Pothuajse, të gjithë ne kemi luksin për t'u përballur me sfidat tona në mënyrë private dhe shumë prej nesh gjithashtu kanë lirinë për të kapërcyer ose shëruar në afatin tonë kohor," tha Wainscott. “Por kur dikush nuk ka zgjidhje tjetër veçse të jetë i pambrojtur dhe i fortë në publik, me gjithë kombin që e shikon, kjo kërkon një markë(çimim) të veçantë trimërie dhe kjo është arsyeja pse Gabby Giffords, është shembulli i përsosur se si të “Kthehet në qoshe.”

Festimi i Vitit të Ri të Amerikës

Parada e 134-të e Trëndafilave dhe loja e 109-të e Kupës me Trëndafila u mbajtën të hënën, më 2 janar 2023. Simbas traditës së “Festimi i Vitit të Ri të Amerikës” në Pasadena – Kalifronia, është 1 Janari i çdo viti dita e parë të nesërmen e Vitit të Ri, por këtë vit në përputhje me traditën e turneut "Kurrë të dielën" e mbajtur që nga viti 1893, viti i parë i Trëndafilit Parada ra të dielën, dhe ndryshojë datën me 2 Janar 2023.

Për miliona njerëz në mbarë botën, Parada e Trëndafilave është një traditë ikonë e Vitit të Ri, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Parada e Trandafilave, ka parakalimin festiv 5 ½ milje, pergjat Blevardit Kolorado – të Pasadenës. Ky parakalim që është dhe konkurrues nga organizatorët përmban katër lloje çmimesh: karrociret të dekoruara me lule të fresketa shumica nga një korporatë pjesëmarrëse FDT, organizatë ose bashki jofitimprurëse, njësi kuajsh, banda dhe spektakle të luleve dhe trandafilavë. Pjesëmarrësit e Paradës së Trëndafilave kanë histori të gjata me Turneun e Trëndafilave dhe mbajnë gjallë traditat.

Pasadena - Kaliforni Parada e Trandafilave - ose Parada e Luleve - Viti i Ri Kalifornian 

Kjo Paradë mbahet çdo vit që nga viti 1890, ku njerëzit dalin në rrugë dhe parakalojnë me uniforma sportive dhe veshje folklorike, e ushtarake, shoqëruar nga bandat frymore muzikore, dhe karrocat e tërhequra me kuaj e makinat e vjetëra antike.  
Rose Paradë është një festë që shënon ardhjen e Vitit të Ri, e cila ka ardhur duke u rritur nga një institucion vendor, siç është Bashkia e Pasadens.

Kjo festë që mbahet me 1 Janar, është një ceremoni kombëtare, që është shumë e barabartë me prag rënie të Topit të Vitit të Ri, në Times Square Nju Jork, për nga vëmendja në të gjithë Amerikën. Rose Parade ose Parada e Trandafilave edhe këtë vit është sponsorizuar nga firma e automobilave Honda. 

Në Paradën e Trandafilave edhe kësaj rradhe mbretërojë parakalimi i karrocave plot me trandafila që është quajtur 93 Rose Queen, Evanne Friedmann. Pas saj erdhi së karroceri se bashku me një grup të zyrtarve të Bashklisë, organizatorët edhe Grand Marshall dhe liderit nga politika, arti, sporti dhe shkenca nga feja për ta bekuar paradën. 

Spektakolare dukej gjithandej nga shpërndarja e luleve më të bukura të rruzullit, hedhja gjatë parakalimit të luleve, petaleve, dhe farat dhe rrënjët, që banorët sipas traditës t'i mbjellin në kopshtetet dhe lulishtet e tyre, ti mbjellin per nje viti te ri.

Në Bulevardin Kolorado bandat muzikore janë vlerësuar me çmime marshimi dhe njësitë karrocave të tërhequara prej kuajve, të zbukuruar me simbolet amerikane,qe do të bënin një marshin të jashtëzakonshm, duke u shoqëruar nga brohoritje dhe duartrokitje nga banorët që qëndrojnë gjatë në dy anët e rrugës.

Ndryshe nga çdo paradë tjetër, këtë herë edhe banorët u ftuan të parakalojnë duke vallëzuar nëpër rrugët e Pasadenës . Si zakonisht Parada filloi në Ellis Street dhe Orange Grove Bulevardi, pastaj ngadalë përparoi duke parakaluar të gjitha grupet deri në Bulevardin Kolorado .  

Parakalimi 5.5, milje është një rrugë e zgjedhur për marrshim deri tek kthesa që vejn në veri të Bulevardit Sierra Madre, ku është edhe stadiumi i futbollit me 90 mijë vende, dhe që ka të njëjtin emër me festën - Rose Bowl Stadium. Këtu është sheshi, ku bëhet mbyllja e paradës së luleve - Rose Parade ose Parada e Trandafilave, në rrugën Villa Avenue.

Një vlerësim të madh kanë me punën e tyre vullnetarët që punojnë gjithë vitin për zbukurimin e platformave lëvizëse për paradën që mbahet në ditën e parë të Vitit të Ri.

Trëndafila dhe zbukurime të tjera hijeshojnë platformat lëvizëse që prezantojnë qytete, organizata, kompani dhe disa shtete, përfshirë Luizianën, Wiskonsin, Arizonën, Cloradon dhe Texasin. Çdo përfaqësim i këtyre shteteve sjell diçka të veçantë, që lidhet me tematikën e paradës për fundin e vitit.

Turneu i Trëndafilave 2023, shpalli 24 karrociert me zbukurimet zyrtare në Paradën e 134-të të Trëndafilave të paraqitur nga Honda. Këto çmime njohin përsosmërinë në një sërë kategorish dhe specifikash.

Trofeu Sweepstakes 2023, hyrja më e bukur: që përfshin dizajnin e lundrimit, prezantimin me lule dhe argëtimin, iu prezantua nga Donate Life, dhe ishte ndoshta më e bukura.

Fituesit e çmimeve të floatit të paradës së trëndafilave 2023 bazohen në kritere të tilla si dizajni krijues, mjeshtëria me lule, merita artistike, animacioni i kompjuterizuar, interpretimi tematik, prezantimi me lule dhe ngjyra dhe ndikimi dramatik.

FTD është kompania zyrtare e luleve dhe sponsori i Çmimeve Rose Parade Float. 

Kompania ikonë amerikane ka qenë e lidhur me Rose Parade për më shumë se 60 vjet. FTD dekoron automobilat antikë që mbajnë VIP-at e Paradës së Rose në bulevardin e Kolorados duke përfshirë makinat Grand Marshals, Presidentin e Turneut të Trëndafilave, Kryetarin e Bashkisë së Pasadenës dhe makinat Rose Boël Hall of Fame.

Parada për çdo vit fillon në orën 8:00 të mengjesit me kohën lokale dhe përfundon deri në orët e vona të pasdites

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat