Gjenerali amerikan në pension, Herbert Raymond McMaster paralajmëron: Xi po përgatit popullin kinez për luftë!

Amerika

Gjenerali amerikan në pension, Herbert Raymond McMaster paralajmëron: Xi po përgatit popullin kinez për luftë!

Më: 5 janar 2023 Në ora: 00:44
Herbert Raymond McMaster

Një ish-gjeneral amerikan paralajmëron Perëndimin që të mos bjerë në "kurthin e Putinit" kur bëhet fjalë për Xi Jinping.
Gjatë një interviste me kanalin televiziv amerikan CBS të hënën, gjenerali në pension dhe këshilltari i sigurisë, Herbert Raymond McMaster, paralajmëroi Perëndimin…)

-Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm në pasqyrimin e imazhit dhe të mos biem në të njëjtat gracka që bëmë me Vladimir Putinin, të njëanshmërisë së konfirmimit dhe optimizmit”, tha McMaster gjatë intervistës me CBS, sipas Insajderit.

McMaster është një gjeneral-lejtnant në pension dhe ka shërbyer si këshilltar i sigurisë kombëtare i ish-presidentit Donald Trump në 2017

-Perëndimi duhet ta marrë seriozisht kërcënimin e mundshëm që Kina përfaqëson.

Gjatë intervistës, sipas Insajderit, ai theksoi se presidenti kinez Xi Jinping "ka qenë agresiv në fjalimet e fundit, duke i thënë popullit kinez se do të kërkonte sakrifica për të rikthyer Kinën në madhështinë kombëtare". Ai beson se Xi po "përgatit popullin kinez për luftë".

McMaster beson se Xi "e ka bërë mjaft të qartë" përmes deklaratave të tij se Kina po përgatitet të lëvizë drejt Tajvanit.
- Kina është bërë gjithnjë e më agresive, jo vetëm nga pikëpamja ekonomike, financiare dhe diplomatike, por edhe fizikisht me ushtrinë e saj.

Në të njëjtën kohë që McMaster, mendon se Kina dhe SHBA duhet të fokusohen në dialog dhe jo në konfrontim.
"Të dy vendet duhet të përpiqen për respekt të ndërsjellë, bashkëjetesë paqësore dhe një bashkëpunim të favorshëm për të kthyer marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Kinës në rrugën e duhur", thotë edhe ministri i jashtëm kinez Wang Yi, i cili shërbeu si ministër i jashtëm i Kinës për dhjetë vjet. , sipas NTB./ Teksin e përshtati Hamdi Rafuna

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat