​Nellie Tayloe Ross, guvernatorja e parë grua në SHBA

Amerika

​Nellie Tayloe Ross, guvernatorja e parë grua në SHBA

Më: 5 janar 2023 Në ora: 07:43
​Nellie Tayloe Ross

Më 5 janar të vitit 1925, Nellie Tayloe Ross bëri betimin si guvernatore e shtetit Wyoming, duke u bërë kështu guvernatorja e parë grua në Shtetet e Bashkuara.

Nellie Ross ishte e veja e guvernatorit William Ross, i cili kishte vdekur gjatë kohës në këtë post. Ajo u zgjodh për të zëvendësuar të shoqin për pjesën e pambaruar të mandatit si guvernator. 

Zonja Ross vazhdonte të mbante rroba zie kur bëri betimin. 

Nuk ishte aspak e rastit që ky shtet të kishte guvernatoren e parë dhe po ashtu nuk ishte e rastit që ceremonia e betimit të drejtohej nga kryetari i gjykatës së lartë të shtetit, i cili përpara 36 vjetësh kishte përgatitur projekt-nenin e kushtetutës së shtetit Wyoming në bazë të të cilit gratë kishin të drejta të barabarta politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat