SHBA, beteja për kreun e Dhomës së Përfaqësuesve, McCarthy i afrohet fitores

Amerika

SHBA, beteja për kreun e Dhomës së Përfaqësuesve, McCarthy i afrohet fitores

Më: 6 janar 2023 Në ora: 20:39
Udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve Kevin McCarthy

Udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve Kevin McCarthy po i afrohet fitores në një betejë rraskapitëse për të marrë detyrën e kryetarit të kësaj dhome. Në ditën e katërt të votimit, 14 nga 20 konservatorët kaluan në krahun e tij, por jo mjaftueshëm për të mos çuar drejt dështimit raundin e 12-të të votimit. Aktualisht po mbahet një raund i 13-të. Përpara votimit zoti McCarthy u tha gazetarëve: "Ne do t'u trondisim".

Kthesa në zhvillimet që kanë mbajtur të paralizuar këtë dhomë, erdhi pasi zoti McCarthy ra dakord me shumë nga kërkesat e kundërshtarëve të tij brenda grupit ligjvënës republikan. Mes këtyre lëshime përfshihet rivendosja e një rregulli të kahershëm të Dhomës së Përfaqësuesve që do të lejonte çdo anëtar të vetëm të thërriste një votim për ta rrëzuar atë nga detyra.

Këto lëshime pritet të tkurrin fuqinë kryetarit, duke u dhënë ligjvënësve më shumë ndikim në hartimin dhe miratimin e legjislacionit.

Kjo marrëveshje do t’i mundësonte një ligjvënësi të vetëm të bënte një mocion për shkarkimin e kryetarit, në thelb duke e lënë zotin McCarthy nën kërcënimin e vazhdueshënm të kundërshtarëve të tij. Mbetet për t’u parë se kur do të marrë fund ngërçi i krijuar në Kongres, që ka bllokuar veprimtarinë normale të kësaj dhome.

Përballja që ka penguar fillimin e punimeve të Kongresin e ri, vjen ndërsa shënohet përvjetori i dytë i sulmit të dhunshëm në Kapitol./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat