Dhuna pas arrestimit të “El Chapo 2”, gjykata meksikane pezullon ekstradimin në SHBA

Amerika

Dhuna pas arrestimit të “El Chapo 2”, gjykata meksikane pezullon ekstradimin në SHBA

Më: 7 janar 2023 Në ora: 08:24
“El Chapo 2”

Një Gjykatë Federale në Mexico City vendosi të ndalojë ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të djalit të Joaquin “El Chapo” Guzmán, i cili konsiderohet si lideri aktual i kartelit famëkeq të drogës, një ditë pasi ai u arrestua në një operacion policor në Meksikën veriore që çoi në vdekjen e 29 persona.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë ekstradimin Ovidio Guzmán për trafik droge dhe kishin vënë një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacione që do të çonin në kapjen e kriminelit të shumëkërkuar të kartelit Sinaloa.

Më herët, Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard konfirmoi se ekziston një urdhër arresti në SHBA për djalin e “El Chapo”, por shtoi se ekstradimi i mundshëm i tij nuk mund të bëhet menjëherë për shkak të disa procedurave ligjore.
Të premten, gjyqtari pezulloi gjithashtu një masë që pengonte Guzman të komunikonte me të afërmit dhe ekipin e tij ligjor.

Ovidio, i quajtur me nofkën “El Ratón” ose “Miu”, aktualisht po mbahet në një burg federal të sigurisë maksimale në Mexico City, nga ku më herët u arratis dhe babai i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat