​SHBA: Vrasje e katërfishtë në Karolinën e Veriut

Amerika

​SHBA: Vrasje e katërfishtë në Karolinën e Veriut

Më: 8 janar 2023 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Pesë persona u gjetën të vdekur në një shtëpi në Karolinën e Veriut pasi një nga viktimat besohet se ka vrarë katër dhe më pas ka vrarë veten, tha policia.

Policia e High Point konfirmoi se trupat e dy të rriturve dhe tre të miturve u gjetën në shtëpi dhe se të gjithë u shpallën të vdekur në vend.

Autoritetet nuk bënë të ditur shkakun e saktë të vdekjes.

Ato konfirmuan në një deklaratë se krimi po hetohet si një "vrasje-vetëvrasje" dhe se nuk ka asnjë kërcënim të vazhdueshëm për komunitetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat