Brazili në kaos një javë mbasi Lula mori presidencën

Amerika

Brazili në kaos një javë mbasi Lula mori presidencën

Nga: Beqir Sina Më: 9 janar 2023 Në ora: 06:36
Brazil

Presidenti i Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva është zotuar se dotë ndëshkojë të gjithë mbështetësit e ish-udhëheqësit të vendit, Jair Bolsonaro, pasi ata sulmuan Kongresin.

Në kaosin që përfshiu kryeqytetin e vendit Brazilia mbështetsit e liderit të rrëzuar të ekstremit të djathtë sulmuan gjithashtu Gjykatën e Lartë dhe rrethuan pallatin presidencial.

Media amerikane thotë se policia rimori kontrollin e ndërtesave qeveritare në kryeqytetin Brasilia mbrëmjen e së dielës pas disa orë përleshje me mijëra protestues.

Ministri i Drejtësisë Flavio Dino tha për mediat lokale se rreth 200 persona ishin arrestuar mbas marrjes së kontrollit nga autoritetet shterore.

Po simbas medias amerikane thuhet se skenat dramatike – të cilat erdhën vetëm një javë pas inaugurimit të Lulës, në të cilat u panë mijëra protestues të veshur me fanella të përfaqësueses së futbollit brazilian, dhe flamujt brazilian mbasi pushtuan qendren e kryeqytetit për disa orë plaçkitën dyqante për rreth–

Udhëheqësi veteran i krahut të majtë   Presidenti i Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva u detyrua të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme , përpara se të dërgonte gardën kombëtare në kryeqytet për të rivendosur rendin.

Po ashtu pas këtyre skenave Lula ka urdhëruar gjithashtu mbylljen e qendrës së kryeqytetit – përfshirë edhe rrugën kryesore ku ndodhen ndërtesat qeveritare për 24 orë.

Ministri Dino tha se rreth 40 autobusë që ishin përdorur për të transportuar protestuesit në kryeqytet ishin sekuestruar dhe ai e quajti « pushtimin » e kryeqytetit Brasilia si një "përpjekje absurde për të imponuar vullnetin e « protestuesve » me forcë".

Telelvizionet amerikane nga Brasilia thanë se ish presidenti Bolsonaro ka refuzuar në mënyrë të përsëritur të pranojë se ai humbi zgjedhjet e tetorit dhe javën e kaluar u largua nga vendi në vend që të merrte pjesë në ceremonitë inauguruese, ku simbas traditës së ndrrimit të pushtetit në mënyrë paqësore ai dotë dorëzonte brezin ikonik presidencial brazilian.

Ish Presidenti 67-vjeçar- Jair Bolsonoro i cili besohet të jetë në Florida - tha CBS dënoi sulmin dhe mohoi përgjegjësinë për inkurajimin e « rebelëve »në një postim në Twitter rreth gjashtë orë pasi shpërtheu dhuna.

Presidenti Da Silva - i njohur më mirë si Lula - tha se Brazili në historinë e tij nuk kishte parë asnjë precedent të tillë, ndërsa skenat e parë në Brasilia ai i quajti  « skena të dhunëshme, akte vandalësh dhe fashistësh ».

Po ashtu në një dalje të tij nga presidenca ai shënjestërojë dhe forcat e sigurisë (policinë federale) të cilat i akuzoi për "paaftësi, keqbesim ose keqdashje" në dështimin e tyre për të ndaluar demonstruesit që të hynin në Kongres.

"Do të shihni në imazhet se ata (oficerët e policisë) po udhëzonin njerëzit në drejtim të Praca dos Tres Powers," tha ai. “Ne do të zbulojmë se cilët janë financuesit e këtyre vandalëve që erdhën në Brasilia dhe të gjithë do ta paguajnë atë që bënë me forcën e ligjit”.

Madje televizionet amerikane treguan një video te shpërndarë nga gazeta braziliane O Globo e cila tregoi disa oficerë duke qeshur dhe duke bërë foto së bashku me protestuesit ndërsa demonstruesit pushtuan kampusin e kongresit pas tyre.

Disa protestues nga videot shihen duke thyer xhamat, ndërsa të tjerë arritën të hynë në dhomën e Senatit.

Videot në mediat sociale tregojnë protestuesit duke rrëzuar një polic nga kali dhe duke e goditur atë jashtë ndërtesës.

Pamjet e transmetuara nga media brasiliane tregojnë se policia ndalojë dhjetëra protestues të cilët ishin të veshur me bluzat e verdha të kombëtares së Brazilit dhe ishin shtrirë jashtë pallatit presidencial.

Ndërsa disa të dyshuar të tjerë ishin me duart të lidhur pas shpine gjithashtu duke u nxjerrë nga ndërtesa.

Televizionet kombëtare braziliane thanë se protestuesit shumica nga Rio del Janierio ishin mbledhur që në mëngjes në parkun përpara parlamentit dhe poshtë tij për gjatë rrugës Esplanada, e cila është rruga e ndërtesave qeveritare dhe monumenteve kombëtare.

Më parë se të filonte dhuna simbas gazetarve amerikan nga Brasilia siguria ishte shfaqur e rreptë,  pothuajse rrugët ishin te mbyllura për rreth bllokut të ndërtesave të Qeverisë, zonës së parlamentit dhe skuadra të armatosura policie dukeshin që po e ruanin çdo hyrje në atë zonë.

Një protestues i zëmëruar u tha gazetarve : « Ne duhet të rivendosim rendin pas këtyre zgjedhjeve mashtruese".

"Unë jam këtu për demokracinë për fëmijët tanë, dy vajzat e mia," tha ajo për agjencinë e lajmeve AFP.

Por të tjerë në kryeqytet shprehën zemërim për dhunën dhe thanë se sulmi shënoi një ditë të trishtuar për vendin.

Disa gazetar që ishin në vendngjarje në raportet e tyre bënë krahasime me sulmin ndaj Kapitolit të SHBA më 6 janar 2021 nga mbështetësit e Donald Trump, një aleat i Bolsonaros.

Mbështetësit e Bolsonaro  simbas mediave ishin pregatitur në kampe në qytete në të gjithë Brazilin, disa prej tyre jashtë kazermave ushtarake. Kjo sepse mbështetësit e tij më të zjarrtë duan që ushtria të ndërhyjë dhe të bëjë zgjedhje me të vertet të lira e të ndershme që ata thonë jo si ato të 2022 që janë të vjedhur nga e majta ekstreme e Lulas.

Udhëheqësit botëror kanë dënuar dhunën:

Presidenti i SHBA Joe Biden shkroi në Twitter: "Unë dënoj sulmin ndaj demokracisë dhe transferimit paqësor të pushtetit në Brazil. Institucionet demokratike të Brazilit kanë mbështetjen tonë të plotë dhe vullneti i popullit brazilian nuk duhet të minohet."

Presidenti kilian Gabriel Boric tha se Brazili kishte "mbështetjen e plotë të vendit të tij përballë këtij sulmi frikacak dhe të poshtër ndaj demokracisë".

Presidenti kolumbian Gustavo Petro tha se "fashizmi kishte vendosur të bënte një grusht shteti".

Ministri i Jashtëm meksikan Marcelo Ebrard tha se Meksika shpreh "mbështetje të plotë për administratën e Presidentit Lula, të zgjedhur me vullnetin popullor".

Dhe presidenti francez Emmanuel Macron tha se "vullneti i popullit brazilian dhe i institucioneve demokratike duhet të respektohet" dhe premtoi "mbështetjen e pandërprerë të Francës" për Lula.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat