Trazirat në Brazil, Biden: Dënojmë dhunën, të marrë fund

Amerika

Trazirat në Brazil, Biden: Dënojmë dhunën, të marrë fund

Më: 9 janar 2023 Në ora: 08:40
Joe Biden

Shtëpia e Bardhë ka reaguar ndaj trazirave në Brazil. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, dënoi dhunën në kryeqytetin, Brasilia, nga mbështetësit e Bolsonaros pasi ata sulmuan disa ndërtesa të qeverisë federale.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë çdo përpjekje për të minuar demokracinë në Brazil. Presidenti Biden po ndjek nga afër situatën dhe mbështetja jonë për institucionet demokratike të Brazilit është e palëkundur. Demokracia e Brazilit nuk do të tronditet nga dhuna”, theksoi Sullivan.

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha se Biden është informuar për situatën.

Ndërsa, Sekretari i Shtetit i SHBA-së Antony Blinken tha se SHBA kërkon një fund të menjëhershëm të dhunës.

“Ne dënojmë sulmet ndaj Presidencës, Kongresit dhe Gjykatës së Lartë të Brazilit sot. Përdorimi i dhunës për të sulmuar institucionet demokratike është gjithmonë i papranueshëm.

Ne i bashkohemi Luiz Inacio Lula da Silva për të kërkuar një fund të menjëhershëm të këtyre veprimeve”, deklaroi Blinken.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat