​Biden miratoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kaliforni

Amerika

​Biden miratoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kaliforni

Më: 9 janar 2023 Në ora: 14:51
Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden miratoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kaliforni pas stuhisë që vrau të paktën 12 persona në 10 ditët e fundit dhe la qindra mijëra shtëpi dhe biznese pa energji elektrike.

Deklarata e emergjencës autorizon Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) për të koordinuar përpjekjet e ndihmës ndaj fatkeqësive dhe për të mobilizuar burimet e emergjencës, tha Shtëpia e Bardhë.

Një stuhi e fortë e Paqësorit ditët e fundit, e shoqëruar me shi dhe borë të dendur, shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje dheu në të gjithë Kaliforninë, dhe në Santa Cruz, ngriti një valë të madhe që shkatërroi skelën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat