Nuk ndihej mirë, momenti kur një gazetare kanadeze përballet me “urgjencë mjekësore” në një transmetim të drejtpërdrejtë

Amerika

Nuk ndihej mirë, momenti kur një gazetare kanadeze përballet me “urgjencë mjekësore” në një transmetim të drejtpërdrejtë

Më: 10 janar 2023 Në ora: 11:09
Gazetare

Një gazetareje kanadeze të lajmeve i ka rënë të fikët dhe duket se pësoi një “urgjencë mjekësore” derisa ishte në një transmetim të drejtpërdrejtë gjatë fundjavës.

Sipas mediave të huaja, Jessica Robb po prezantonte një segment në lajme të dielën, kur filloi të përsëriste fjalët e saj dhe i tha prezantuesit: ‘Nuk po ndihem mirë’.

Raportimi i saj u ndërpre dhe drejtuesja në studio, Nahreman Issa, siguroi shikuesit se Robb nuk ishte vetëm dhe kishte mbështetje.

Disa orë më vonë, Robb dhe CTV Edmonton, ku punon Robb, publikuan postime në Twitter duke sugjeruar se shërimi i saj ishte duke u zhvilluar.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat