Zjarr në një fabrikë kimikatesh në Illinois, evakuohet një pjesë e popullsisë

Amerika

Zjarr në një fabrikë kimikatesh në Illinois, evakuohet një pjesë e popullsisë

Më: 12 janar 2023 Në ora: 06:37
Foto ilustrim

Një pjesë e banorëve të La Salle në veri të shtetit amerikan të Illinoisit u këshilluan të shkonin në strehimore për shkak të një zjarri që shpërtheu në një fabrikë kimikatesh aty pranë dhe zjarrfikësit po luftojnë me zjarrin që prodhoi shumë tym.

Zjarri në fabrikën Karus Chemical shpërtheu mëngjesin e sotëm me orën lokale, ndaj zyrtarët lokalë nisën procedurën e alarmimit të popullatës dhe rekomanduan që ata që jetojnë pranë uzinës të strehohen.

Departamenti i Zjarrfikësve në La Salle tha që njerëzit duhet të shmangin zonën e uzinës dhe të lënë zjarrfikësit të shuajnë zjarrin.

Punëtorët e Karus Chemicals janë evakuuar nga fabrika, njoftoi policia e qytetit, duke shtuar se nuk ka informacione për të lënduar.

Sipas raportimeve, rreth orës nëntë të mëngjesit me orën lokale, janë dëgjuar shpërthime dhe më pas është shfaqur tymo.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Illinois tha se është ende duke mbledhur të dhëna dhe do të shkojë në vendngjarje.

La Salle ndodhet rreth 145 kilometra në jugperëndim të Chicagos.
Karus Chemical prodhon permanganat kaliumi, një oksidant që përdoret në trajtimin e ujit të pijshëm, ujërave të zeza, kimikateve industriale dhe për qëllime të ndryshme, sipas faqes së internetit të kompanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat