​Lula: Për 100 ditë vendi do të funksionojë me shpejtësi normale

Amerika

​Lula: Për 100 ditë vendi do të funksionojë me shpejtësi normale

Më: 12 janar 2023 Në ora: 20:18
Luiz Ignacio Lula da Silva

Presidenti i majtë i Brazilit, Luiz Ignacio Lula da Silva tha sot se ai ka një politikë të gatshme për ta kthyer vendin në "funksionim me shpejtësi normale" brenda 100 ditëve dhe u tha tregjeve financiare të mos shqetësohen për qeverinë e Partisë së tij të Punëtorëve.

Duke folur për sulmin e fundit nga mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro në një ndërtesë qeveritare në Brasilia, Lula tha se ishte një paralajmërim i madh.

“Ne fituam zgjedhjet e fundit, por mbështetësit fanatikë të Bolsonaros janë shumë të rrezikshëm, ndaj në të ardhmen duhet të jemi më të rreptë dhe më të kujdesshëm”, tha Lula dhe theksoi se duhet të zbulohet se kush i financon këto akte dhe çfarë kërcënon demokracinë braziliane.

Të dielën, mbështetësit e Bolsonaro-s së krahut të djathtë sulmuan Kongresin e Brazilit, Gjykatën e Lartë dhe pallatin presidencial, duke bërë thirrje për një grusht shteti ushtarak për të përmbysur zgjedhjet e tetorit dhe fitoren e Lula.

Presidenti brazilian tha se pavarësisht ngjarjeve fatkeqe, ministri i Mbrojtjes Jose Mucio do të mbetet në detyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat