SHBA-të me sanksione të tjera indirekte ndaj Rusisë

Amerika

SHBA-të me sanksione të tjera indirekte ndaj Rusisë

Nga: H.R Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 18:18
Wally Adeyemo

Departamenti Amerikan i Thesarit vendos sanksione ndaj 22 personave dhe kompanive në disa vende, të cilat ata besojnë se po ndihmojnë në shmangien e sanksioneve kundër aktorëve rusë të mbrojtjes!

"Kjo është pjesë e strategjisë sonë për të shkuar në mënyrë metodike pas përpjekjeve për të anashkaluar sanksionet, pavarësisht se ku ndodhin ato në botë!

Duke mbyllur kanalet dhe duke ekspozuar lehtësuesit, ne po e parandalojmë Rusinë të aksesojë të ardhurat që i nevojiten vendit për luftën brutale në Ukrainë", shkruajnë nga ministria në një deklaratë për shtyp.

Gjatë vitit të kaluar, më shumë se 100 njerëz dhe biznese janë sanksionuar në përpjekje për të parandaluar anashkalimin e sanksioneve ndërkombëtare dhe ndalimeve të eksporteve që synojnë kah Rusia.

"Përpjekja e dëshpëruar e Rusisë për të përdorur këtë lloj “kashte” për të shmangur sanksionet e SHBA-së tregon se sanksionet e kanë bërë më të vështirë dhe më të shtrenjtë, industrinë ruse të luftës dhe vazhdimin e furnizimit të makinerisë luftarake të Presidentit Vladimir Putin", thotë zëvendësministri i Financave Wally Adeyemo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat