Autobusi përplaset me çerdhen në Kanada, lëndohen 8 fëmijë, ndërrojnë jetë dy prej tyre

Amerika

Autobusi përplaset me çerdhen në Kanada, lëndohen 8 fëmijë, ndërrojnë jetë dy prej tyre

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 19:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Njv autobus është përplasur ditën e sotme me një çerdhe duke lënë të lënduar 8 fëmijë, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Çerdhja ndodhej afër Montrealit, tha policia, ndërsa dëshmitarët thanë se mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Gjashtë fëmijët e tjerë që u dërguan në spital me lëndime “janë jashtë rrezikut”, tha Erica Landry, një zëdhënëse e policisë për Laval, ku ndodhet qendra e kujdesit ditor.

“Shoferi, një 51-vjeçar, u arrestua për vrasje nga pakujdesia dhe drejtim i rrezikshëm”, shtoi ai.

“Një zonë e madhe rreth perimetrit ” e ndërtesës pjesërisht të dëmtuar është rrethuar, i tha gjithashtu AFP policia në qytetin Laval, ku ndodhet qendra e kujdesit ditor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30 me orën lokale. Fëmijët e plagosur u gjetën të bllokuar nën autobus përpara se të liroheshin nga çerdhja, tha agjencia.

Sipas ministrit të Sigurisë Publike të qeverisë provinciale të Quebec, Francois Bonnardel, shoferi i autobusit u mor në paraburgim. Policia po heton nëse akti ka qenë i qëllimshëm.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se ishte “i shkatërruar” nga incidenti. “Nuk mund ta imagjinoj se çfarë po kalojnë familjet,” shtoi ai, duke folur para gazetarëve në dhomat e Parlamentit në Otava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat