Të paktën tre pesona të vrarë nga të shtënat në Miçigan

Amerika

Të paktën tre pesona të vrarë nga të shtënat në Miçigan

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Të paktën tre persona mbetën të vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën pasi një sulmues i armatosur qëlloi me armë të hënën mbrëma në Universitetin Shtetëror të Miçiganit.

Sulmuesi qëlloi veten për vdekje disa kilometra më larg, shkruajnë mediat e huaja. 

Policia njoftoi vdekjen e tij të martën në mëngjes, katër orë pas sulmeve, fillimisht në Berkey Hall, një ndërtesë akademike, dhe më pas aty pranë, në Union MSU, një menzë e famshme ku studentët kalojnë kohën.

Qindra oficerë kishin kontrolluar kampusin East Lansing, rreth 145 kilometra në veriperëndim të Detroitit, për të dyshuarin. Zëvendësshefi i përkohshëm i departamentit të policisë së kampusit, Chris Rozman tha se ai u gjet i vdekur jashtë kampusit nga një “plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri”.

Rozman tha se ishte shumë herët për të ditur motivin dhe nëse burri kishte ndonjë lloj lidhjeje me universitetin.

“Dy persona u vranë në Berkey dhe një tjetër u vra në Unionin MSU”, tha ai.

Zëdhënësi i spitalit Sparroë John Foren tha se ai nuk kishte informacion mbi gjendjen e pesë personave të plagosur të dërguar atje, përcjell REL. 

Shteti i Miçiganit ka rreth 50,000 studentë. Të gjitha aktivitetet e kampusit u anuluan për 48 orë, përfshirë sportet dhe orët mësimore. 

Dhjetëra njerëz kanë vdekur nga të shtënat masive që në fillim të vitit 2023, më së shumti në Kaliforni, ku 11 persona u vranë teksa pritën Vitin e Ri Hënor në një sallë vallëzimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat