Një i vdekur dhe tre të plagosur nga të shtënat me armë në një qendër tregtare në El Paso të Teksasit – pamjet tregojnë kaosin e krijuar

Amerika

Një i vdekur dhe tre të plagosur nga të shtënat me armë në një qendër tregtare në El Paso të Teksasit – pamjet tregojnë kaosin e krijuar

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 08:41
El Paso, Teksas

Një person ka mbetur i vrarë dhe tre janë plagosur nga të shtënat në një qendër tregtare në qytetin El Paso, thotë policia në shtetin amerikan të Teksasit.

Sipas mediave të huaja, dy të dyshuar janë arrestuar dhe autoritetet thonë se nuk ka më kërcënim për publikun.

“Është shumë herët për të spekuluar mbi motivin”, ka thënë zëdhënësi i policisë në El Paso, pas të shtënave të së mërkurës në qendrën tregtare Cielo Vista.

“Ishte një moment kaotik. Njerëzit ikën. Ata ishin të frikësuar”, shtoi ai.

Dy nga të plagosurit, të dy meshkuj, raportohet se janë në gjendje kritike.

Qendra tregtare Cielo Vista ndodhet pranë një supermarketi Walmart ku 23 persona u vranë në një sulm racist në gusht 2019, një nga të shtënat masive më vdekjeprurëse në historinë e SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat