Shokon gazetari amerikan: Kur u pushova nga CNN doja t’i vrisja të gjithë

Amerika

Shokon gazetari amerikan: Kur u pushova nga CNN doja t’i vrisja të gjithë

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 10:01
Chris Cuomo

Chris Cuomo tha se kur u pushua nga puna donte t’i vriste të gjithë, përfshirë edhe veten. Cuomo, i cili ishte spikeri më i vlerësuar e lajmeve të CNN kishte thyer disa nga rregullat e televizionit duke ndihmuar vëllanë e tij, ish-guvernatorin e Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ndërsa ai përballej me akuza për ngacmim seksual.

Cuomo u kthye në televizion dhe tani punon në NewsNation.

"Në CNN, as unë nuk isha vendosur të isha nr. 1. Nuk isha emri i madh atje, nuk kisha ekipin e madh, nuk më bënin reklamë.

Por unë isha ende nr. 1. Pse? Sepse ishte edicioni më i mirë. Sepse po i jepja botës atë që i duhej në atë moment”.

Në NewsNation, megjithatë, Chris e di se audienca është “e vogël” dhe se “njerëzit nuk duan të shikojnë”.

“Është disi e turpshme. Nuk do të jem më kurrë nr. 1”.

Chris po padit CNN dhe kërkon mbi 60 milionë dollarë për të hequr padinë. Prezantuesi është në një “mosmarrëveshje ligjore” edhe me botuesin e librit të tij Deep Denial, i cili u anulua pasi u pushua nga puna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat