Sulmet vdekjeprurëse në SHBA, reagon Biden: Mjaft! Dhuna me armë është kthyer në epidemi

Amerika

Sulmet vdekjeprurëse në SHBA, reagon Biden: Mjaft! Dhuna me armë është kthyer në epidemi

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 19:34
Joe Biden

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka kërkuar miratimin nga Kongresi për kontrollin e armëve, pas një sulmi në Misisipi ku humbën jetën 6 qytetarë.

Mjaft! Ne kemi nevojë për reforma të reja për armët”, thuhej në deklaratën e presidentit, duke vënë në dukje 48 viktimat nga sulmet në SHBA.

“Mendimet dhe lutjet tona nuk janë të mjaftueshme. Dhuna me armë është si një epidemi dhe Kongresi duhet të veprojë tani”, ka shtuar më tej Biden.

Vërejtjet e Biden erdhën pas sulmit me armë të një 52-vjeçari, të quajtur Richard Crum, i cili shkaktoi një zemërim në Arkabutla, një komunitet i pa inkorporuar me më pak se 300 njerëz në Tate të Mississippi-t.

I armatosur ne një armë gjahu dhe dy pistoleta, Crum qëlloi për vdekje një 59-vjeçar.

Mediat amerikane shkruajnë se gjasat për të marrë masa kontrollit për armët në Kapitol Hill duken të pakta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat