Ish-presidenti i ShBA-së në gjendje të rëndë shëndetësore

Amerika

Ish-presidenti i ShBA-së në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 22:54
Ish-presidenti i SHBA Jimmy Carter

Ish-presidenti i SHBA Jimmy Carter, është në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e një problemi shëndetësor duke përfshirë një melanoma që i është përhapur në mëlçi dhe tru.

Carter, do të kalojë kohën e mbetur në shtëpi me familjen e tij, në vend të ndërhyrjeve mjekësore shtesë, ka bërë të ditur Qendra “Carter”.

“Ai ka mbështetjen e plotë të familjes së tij dhe ekipit të tij mjekësor. Familja Carter kërkon privatësi gjatë kësaj kohe dhe është mirënjohëse për shqetësimin e treguar nga admiruesit e tij të shumtë”, thuhet në deklaratën e Qendrës “Carter”, shkruan BBC.

I lindur në Gjeorgji në vitin 1924, Carter hyri në politikë në vitet 1960 kur u zgjodh si senator shtetëror, përpara se të bëhej guvernator i shtetit në 1971.

Pesë vjet më vonë ai mundi presidentin republikan në detyrë Gerald Ford për t’u bërë presidenti i 39-të i ShBA-së.

Në gusht 2015, Carter iu hoq një masë e vogël kanceroze nga mëlçia. Një vit më pas, ai njoftoi se nuk kishte nevojë për trajtim të mëtejshëm, pasi një ilaç eksperimental kishte eliminuar çdo shenjë kanceri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat