“Kievi ka rrëmbyer një pjesë të zemrës sime”, Biden flet pas vizitës në Ukrainë

Amerika

“Kievi ka rrëmbyer një pjesë të zemrës sime”, Biden flet pas vizitës në Ukrainë

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 17:17
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, thotë se Kievi ka “rrëmbyer një pjesë të zemrës sime” pas vizitës së tij në Ukrainë.

Në një shënim të shkruar me dorë, presidenti amerikan tha se ishte një “nder” të mirëpritet në kryeqytet “për të qëndruar në solidaritet dhe miqësi” me popullin e Ukrainës.

Shënimi, i postuar në llogarinë presidenciale në Twitter, përfundon duke thënë: “Zoti President, ju lutem pranoni respektin tim më të thellë për guximin dhe udhëheqjen tuaj. Slava Ukraini!”.

Kujtojmë se presidenti amerikan ka vizituar sot Ukrainën, vizitë kjo e "papritur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat