Të shtëna në një paradë karnavalesh në SHBA, vritet një person

Amerika

Të shtëna në një paradë karnavalesh në SHBA, vritet një person

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 19:11
Paradë karnavalesh

Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën nga të shtënat në një paradë karnavalesh në New Orleans, Shtetet e Bashkuara.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30 të së dielës mbrëma (me orën lokale).

Policia arrestoi një të dyshuar disa minuta pas të shtënave, ku iu gjetën dy armë zjarri, identiteti i autorit nuk është bërë i ditur.

Pesë persona pasi u plagosën u dërguan në spital, por njëri ndërroi jetë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar. Sipas të dhënave të plagosurit janë, një vajzë e vogël, një grua dhe dy burra. Sipas raporteve mjekësore ata i kanë shpëtuar rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat