Blinken reagon pas vendimit të Rusisë

Amerika

Blinken reagon pas vendimit të Rusisë

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 16:24
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka komentuar vendimin e Rusisë që të pezullojë pjesëmarrjen në në traktatin e ri të reduktimit të armëve bërthamore “NEW START”, raporton CNN.

Blinken për këtë vendim të Rusisë tha se është “thellësisht për t’u ardhur keq dhe i papërgjegjshëm”.

Ai tha se administrate e Biden mbetet e gatshme të flasë për traktatin e armëve bërthamore “në çdo kohë me Rusinë, pavarësisht se çka ndodh në botë”.

“Ne do të shikojmë me kujdes se çfarë bën Rusia”, tha Blinken, derisa shtoi se SHBA-ja do të sigurojë që “po vendoset siç duhet për sigurinë e vendit tonë dhe të aleatëve tanë”.

“Unë mendoj se është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të veprojmë me përgjegjësi në këtë fushë, është gjithashtu diçka që pjesa tjetër e botës pret nga ne,” tha Blinken.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat